Ja numri që Mick Schumacher do të mbajë në makinën e tij sezonin e ri

50

Mick Schumacher do të garojë me makinën Haas sezonin e ardhshëm, duke debutuar në Formula 1. Në këtë sezon të parë, piloti 21-vjecar gjerman do të mbajë numrin 47.

“Numrat 4 dhe 7, që janë të preferuarit e mi, i kanë zënë të tjerët. Ndaj vendosa t’i bashkoj të dy dhe të zgjedh numrin 47”, tha Mick Schumacher.

“Zgjodha këtë numër edhe për faktin se me nr.4 unë fitova titullin në kampionatin europian të Formula 3 (viti 2018), ndërsa 7 është numri i titujve të babait tim. Gjithashtu, 47 është shuma e datëlindjeve tona si familje”, tha Mick Schumacher.