Shkup, 30 shtator – Sipas informacioneve zyrtare të KSHZ-së, deri në ora 18:30, jehona e votuesve arrin 34.09 për qind. Këto janë informacione nga të dhënat e përpunuara nga gati 87 komisione komunale zgjedhore, shkruan gazeta KOHA.
Sipas të dhënave të para që i publikoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në ueb faqen e tij nga 20 për qind të përpunuara nga vendvotimet, “pro” në pyetjen e referendumit janë deklaruar 91,03 për qind, ndërsa “kundër” ishin 6.03 për qind.
Por, sa ka qenë dalja e votuesve në të gjitha ciklet zgjedhore dhe në referendume që nga Pavarësia e Maqedonisë e deri më sot, mund të shihni nga tabela më poshtë, të cilën e ka përgatitur Instituti për demokraci “Societas Civilis” e të transmetuar nga koha.mk: