Në futbollin modern, po shohim që veçanërisht qendërmbrojtësit përveç detyrave mbrojtëse, kur ekipi ndodhet në disavantazh marrin një detyrë të re, atë të qendërsulmuesit. Disa qendra kanë cilësi mjaft të mira, dhe janë të frikshëm në goditjet standarde. “Goal.com” duke marr shkas nga golat e fundit të kapitenit të Realit të Madridit, Sergio Ramos ka publikuar një shkrim me mbrojtësit që kanë shënuar më shumë gola në dekadën e fundit (2007-17) gjatë një sezoni në 5 kampionatet më të forta në Evropë. Sergio Ramos ka vazhduar sezonin e tij mbresëlënës me një tjetër gol për Real Madridin të dielën, duke i dhuruar skuadrës tri pikë të arta. 30-vjeçari ka edhe 11 ndeshje për të thyer rekordin e mbrojtësit të Interit, Marco Materazzi me 10 gola të shënuar në një sezon. Spanjollit i duhen vetëm 4 gola për tu ngjitur në krye të golashënuesve më të mirë të dekadës së fundit.
Lista e mbrojtësve shënues:
Martin Skrtel (Liverpool – 2013-14) 7 gola
Aytac Sulu (Darmstadt – 2015-16) 7 gola
Kamil Glik (Torino – 2014-15) 7 gola
Sergio Ramos (Real Madrid – 2016-17) 7 gola
Thomas Vermaelen (Arsenal – 2009-10) 7 gola
Gonzalo Rodriguez (Fiorentina – 2014-15) 7 gola
Sebastien Puygrenier (Nancy – 2012-13) 7 gola
Naldo (Wolfsburg – 2014-15) 7 gola
Maurizio Domizzi (Napoli – 2007-08) 8 gola
Matthew Taylor (Portsmouth – 2006-07) 8 gola
Joleon Lescott (Everton – 2007-08) 8 gola
Roel Brouwers (Borussia M. – 2009-10) 8 gola
Fabian Monzon (Nice – 2011-12) 8 gola
Ezequiel Garay (Racing S. – 2006-07) 9 gola
Christian Maggio (Sampdoria – 2007-08) 9 gola
Matthew Taylor (Bolton W. – 2008-09) 9 gola
Marco Materazzi (Inter Milan – 2006-07) 10 gola