Drejtuesit e Juventusit tashmë kanë nisur misionin për ta gjetur pasardhësin e Massimiliano Allegri. Raportet mes drejtuesve të Juventusit dhe trajnerit Massimiliano Allegri janë prishur. Kështu, trajneri italian në fund të sezonit pritet të largohet nga “Zonja e Vjetër”. Kurse, sipas Gazzetta dello Sport, drejtuesit e Juventusit tashmë kanë nisur misionin për ta gjetur pasardhësin e Allegrit, përcjell Express. Favorit kryesor është trajneri aktual i Fiorentinës, Paulo Sousa. Kurse, kandidat janë edhe Leonardo Jardim, trajner i Monacos, dhe Eusebio Di Francesco i Sassuolos.