“Krediti” i Arsene Wenger po mbaron në Londër. Pas 21 sezoneve në krye të stolit të “topçinjve”, me tifozët e vënë kundër tij për herë të njëqindtë, në mungesë të sukseseve të mëdha, francezi nuk shihet më si i palëvizshëm. Pas humbjes kundër Chelsea, liderit të Premier League, tifozët përsëri kërkuan kokën e tij, por nuk duket shumë qartë emrin që do ta zëvendësojë atë. “The Sun” ka përpiluar një listë me shtatë trajnerë, që mund të përshtaten në “Emirates Stadium”, si pasues të Wenger. Ata janë:
Eddie Howe Trajneri i Bournemouth është, sipas “bookmakers”, në fletët e votimit, si personi që duhet të zëvendësojë Wenger. Ai e mori ekipin në vitin 2008 dhe e ngjiti atë në Premier League nga “League Two” (ekuivalenti me divizionin e tretë në Spanjë).
Diego Pablo Simeone Trajneri i Atletico Madrid është një nga më të kërkuarit në skenën ndërkombëtare të futbollit. Ai ka arritur të ndërfutet në hegjemoninë e La Liga nga Barcelona dhe Real Madridi, si dhe ka arritur dy finale të “Champions League”.
Massimiliano Allegri Italiani ka ndërtuar një reputacion shumë të mirë, që nga ardhja në Torino. Juventusi ka dalë kampion i Serie A, gjatë tre sezoneve me trajner Allegrin. Kjo ka çuar tashmë në interesimin e ekipeve të tjera të mëdha për të.
Joachim Löw Ai e mori drejtimin e Gjermanisë në vitin 2006, pasi kishte qenë asistent dy vitet e mëparshme. Lëvizja e tij nga kombëtarja gjermane duket shumë e komplikuar, por nëse vendos për t’u larguar, Premier League është mundësi për të mos u humbur. Padyshim, një pistë e mirë do të ishte Arsenali.
Thomas Tuchel Trajneri aktual i Borussia Dortmund është duke bërë gjëra të mira, që kur e mori drejtimin e ekipit gjerman në vitin 2015. Ai ka arritur të ketë sukses, pavarësisht humbjes së shumë prej lojtarëve të tij të mëdhenj. Bëhet fjalë për një trajner të ri, i cili ende mund të bëjë përparime.
Ralph Hasenhüttl Leipzig ia ka dalë që nga askundi të lërë divizionin e dytë gjerman e të ngjitet në Bundesliga. Më shumë se kaq, debutuesit po rivalizojnë me Bayern Munich për kreun. Kjo është kryesisht në sajë të tij. Londra do të donte për të parë se çfarë mund të bënte ai me Ozil dhe Alexis.
Patrick Vieira Ndoshta kjo nuk është alternativa më e mirë, por do të shërbente për t’i qetësuar tifozët. Francezi ishte një simbol, si kapiten i “Gunners”, dhe ka mësuar në profesionin e trajnerit duke trajnuar sërën e Frank Lampard dhe Andrea Pirlos.