Kemi degjuar per mjaft personazhe te famshem per te cilet spekulohet se kane ne venat e tyre gjak shqiptar, por qe kjo te ndodhte per te famshmin Robert de Niro, nuk na kishte shkuar mendja. Ne fakt, pikerisht ne naten e parafundit te festivalit te 61-te italian te kenges, Sanremo, i ftuari special, Robert de Niro, e pohoi me gojen e tij ne “Rai 1”, origjinen e perzier qe ka. Ndersa bukuroshja Elisabetta Canalis me zor arrinte t’i perkthente pyetjet e moderatorit Gianni Morandi, Niro tha se prejardhja e tij eshte nga Siçilia dhe Shqiperia.
Kaq ka mjaftuar qe ne te gjitha faqet shqiptare on line dhe sidomos Facebook, ky te ishte lajmi i dites. Siç u komentua, perveç faktit qe Robert de Niro na nderon me kete qe sapo ka rrefyer, intervista qe iu realizua atij ne Itali, si nje nga aktoret me te famshem te Hollywood-it, me nje karriere qe çdo aktor do ta kishte zili; linte mjaft per te deshiruar, dhe kjo jo per faj te tij, po per cilesise se dobet te pyetjeve dhe mandej per perkthimin akoma me te dobet nga italishtja ne anglisht te Elisabetta Canalis, e cila jeton ne SHBA. Robert de Niro u paraqit fillimisht ne Sanremo me diven e kinematografise italiane, Monica Belluci, e cila si gjithmone, shkelqente. Te dy kane luajtur se bashku ne nje film qe do te shfaqet se shpejti. Sa i takon origjines shqiptare te Robert de Niros, edhe ne faqen zyrtare te eikipedias ne biografine e De Niros, shkruhet se babai i tij ka qene shqiptar.
Te tjeret
Ata ia kane dale te fitojne nje emer ne Shqiperi. Me pas ia kane dale qe nepermjet ketij emri te percjellin vlerat e kombit tone ne mbare boten. Ne te gjitha koherat ka pasur shume shqiptare qe kane sherbyer si ambasadore te kultures dhe vlerave shqiptare ne bote. Dhe ne kete kohe, ja cilet jane shqiptaret fama e te cileve shkoi pertej kufijve te vendit tone.
1. Nene Tereza
Jo vetem qe eshte shqiptarja me e famshme, por eshte edhe shqiptarja me te cilen Shqiperia krenohet.
2. Robert De Niro, aktor
Naten e parafundit te festivalit te 61-te italian te kenges, Sanremo, i ftuari special, Robert de Niro, e pohoi me gojen e tij ne Rai 1, se origjinen e ka te perziere mes Siçilise dhe Shqiperi. De Niro, qe pa frike mund te thuash se eshte aktori me i mire ne bote edhe ne faqen zyrtare te Wikipedias ne biografine e De Niros, shkruhet se babai i tij ka qene shqiptar. Tani shqiptaret do ti shikojne me me shume interes filmat e tij.
3. Ismail Kadare – shkrimtar
Shkrimtari me fame tashme boterore dhe fitues i çmimit “Man Booker Prize”
4. Inva Mula – soprano
Sopranoja me fame nderkombetare, e cila perfaqeson denjesisht vendin tone ne skenat boterore.
5. Ana Oxa – kengetare, Itali
Kengetarja e njohur italiane ka pranuar se babai i saj ka mberritur ne Itali nga Shqiperia dhe pikerisht nga Kruja.
6. Sandra Bullock, aktore SHBA
Eshte bere e ditur se babai i Sandra Bullock eshte me origjine shqiptare.
7. James Belushi – aktor, SHBA
Aktori i famshem amerikan, James Belushi, dhe vellai i te ndjerit John Belushi, eshte me origjine shqiptare.
8. Ferid Murati
Nobelisti me baba shqiptar dhe nene amerikane, Ferid Murati, fitoi çmimin “Nobel” ne mjekesi ne vitin 1998.
9. Angjelin Prelocaj
Balet maestro i Parisit, Angjelin Prelocaj eshte fitues i nje sere çmimesh nderkombetare.
10. Eliza Dushku – aktore, SHBA
Aktorja e cila luajti perkrah Robert de Niros dhe Leonardo Di Caprio-s ne filmin “Historia e nje djali”, eshte me origjine shqiptare.
11. Agim Kaba – aktor, SHBA
Shume pak e dine se djaloshi simpatik qe ka luajtur ne telenovelen “Ndersa bota rrotullohet”, eshte me origjine shqiptare.
12. Stan Dragoti – regjisor, SHBA
Regjisori dhe producenti hollivudian e beri te ditur para disa vjetesh kur mberriti ne Shqiperi prejardhjen e tij shqiptare.
13. Riçard Lukaj – ekonomist, Wall Street, SHBA
I lindur ne Itali nga prinder shqiptare, Lukaj cilesohet si “magjistari” i Wall Street, duke mbetur nje nga menaxheret me te rinj te nje rangu aq te larte.
14. Joseph DioGuardi – ish-kongresmen, SHBA
Ish-kongresmeni amerikan, Joseph DioGuardi, i lindur ne Bronks, Nju-Jork, njekohesisht dhe udheheqes i Lidhjes Qytetare Shqiptare-Amerikane. Ai eshte me origjine shqiptare dhe qe prej vitit 1989 ka bere 15 udhetime ne Ballkan.
15. Emina Cunmulaj – modele, SHBA
Supermodelja me origjine shqiptare, Emina Cunmulaj, eshte shpallur ylli i ri i revistes se famshme te fotomodeleve “Elite” dhe “Vogue” ne SHBA.
16. Alan Shepard – kozmonaut
Ai u lind ne East Dery, New Hampshire te SHBA me 18 Nentor 1923. eshte me origjine shqiptare. Shepardi ne misionin Apollo 4 ne Janar-Shkurt 1971 e manovroi vete anijen kozmike. Si kozmonaut, ai eshte i pari qe ka fluturuar ne kozmos si amerikan dhe i pesti qe ka shkelur ne Hene. Para daljes ne pension Alan Shepard gradohet Admiral. Ai vuri edhe flamurin shqiptar ne Hene.
17. Tie (Tahir) Domi – lojtar hokeji, Kanada
Ka lindur ne Ontario, Kanada me 1 Nentor 1969 nga prinder shqiptare. eshte nje lojtar hokeji mjaft i famshem ne Kanada.
18. James Biberi – aktor, SHBA
Aktor ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, nderkohe qe prinderit e tij jane shqiptare.
19. George Tenet, – ish-Drejtor i CIA-s
Ish-drejtori i CIA-s, qe u be famshem prej luftes ne Irak, e ka deklaruar vete ne librin e tij autobiografik, se eshte me origjine nga Himara.
20. Kristine Elezaj – kengetare
E njohur si “Kebe” tek fansat e saj, eshte nje kengetare shqiptaro-amerikane. Ajo eshte bere mjaft e famshme ne SHBA. Kristina e lancoi kengen e pare “Let You know” nje vit me pare e ndjekur nga “Souvenirs”. Elezaj para ca ditesh doli e 53-ta ne çmimet “Grammy”.
21. Azem Maksutaj- Kampion ne Taibox
Eshte nder sportistet me te njohur ne bote. Qe ne moshen 19-vjeçare u be kampion i botes ne peshen gjysme te rend ne Taiboks. Cilesohet si sportisti me i mire ne bote ne Taiboks, per te jane bere edhe shume filma.
22. Laureta Meci – aktore, SHBA
Laureta Meci, e lindur ne Kuçove, ka perfunduar shkollen prestigjioze te aktrimit “Stella Adler” ne Nju-Jork dhe po avancon me karrieren e saj.
23. Ilir Shaqiri – balerin, Itali
Balerin i famshem shqiptar ne Itali, u be i njohur nga programi televiziv “Amici”.
24. Kledi Kadiu – balerin, Itali
Balerin shqiptar me fame te madhe ne Itali, pas pjesemarrjes dhe suksesit te tij ne programin televiziv “Amici”.
25. Leon Cino – balerin, Itali
Si shume balerine te tjere shqiptare, edhe Leon Cino u be i njohur shume shpejt ne Itali.
26. Klajdi Selimi – balerin, Itali
Serish nje balerin shqiptar qe u be shume shpejt protagonist i programit “Amici”.
27. Donald Llambro – gazetar
Ai eshte nje nga gazetaret me te njohur ne SHBA. Aktualisht eshte shef i korrespodences politike ne gazeten The Washinton Times. Ai ka lindur ne 14 korrik 1940 ne Masacusets nga prinder shqiptare. eshte i martuar dhe ka nje djale. Nje nga artikujt e tij me te spikatur eshte zbulimi i disa kunderthenieve ne debatin presidencial mes Xhon Kerri dhe Xhorxh Bush.
28. Tedi Papavrami – violinist, France
I lindur ne Tirane, ai studio ne konservatorin kombetar “Superieur de Musique” ne Paris. Ai ka interpretuar ne shume skena te botes.
29. Erald Dervishi – kampion boteror shahu
I lindur ne Durres, ai eshte nje nga kampionet me te rinj ne historine boterore te Shahut.
30. Anthony Athanas –biznesmen
I lindur me 1911 ne Korçe, ai shkoi ne Nju Jork kur ishte vetem 5 vjeç dhe arriti te hapte ne Boston nje nga restorantet me te njohur te vendit. Vitet e fundit, restoranti i tij sherbente afersisht 700,000 vakte ne vit, duke u konsideruar si restoranti i peste me i rendesishem ne Amerike.
31. Saimir Pirgu – tenor
Pavaresisht se ne moshe te re, Saimir Pirgu u be shume shpejt i njohur si tenor, duke fituar nje sere çmimesh ne Itali.
32. Fadil Berisha-fotograf
Cilesohet si fotografi me i madh ne bote. Fadil Berisha eshte shqiptar. Disa nga personalitet qe jane kliente te studios jane emra te tille si: Halle Berry, Placido Domingo, Snoop Dog, Bill Clinton, Donald Trump, etj.
33. Hila Popaj – ish-aktor, SHBA (Chinatown)
Ata qe kane pare serite e filmit “Ninja” duhet ta kene pare pa e ditur se ai eshte shqiptar. Ai gjithashtu ka luajtur edhe ne “Chinatown”.
34. Liria Begeja – regjisore, France
Liria Begeja eshte regjisorja e njohur franko-shqiptare.
35. Elsa Lila – kengetare, Itali
Pasi korri mjaft sukses me çmimet e saj te para ne Festivalin Kombetar Shqiptar, ajo u be e njohur edhe ne Itali, ku mori pjese ne festivalin e Sanremos.
36. Nik Xhelilaj, aktor
I lindur ne Tirane ne vitin 1983, debutimin ne ekranin e kinemase e ka ne vitin 2008 me filmin “Trishtimi i Zonjes Shnajder”. Por filmi dramatik mbi plaget e emigracionit, me titullin “Shqiptari”, te regjisorit Johanes Naber, ku Xhelilaj eshte dhe protagonist, e solli ate ne “Shooting Star”, duke qene dhe aktori i pare shqiptar qe arrin kete sukses. Para ca ditwsh ai u shpall njw nga 10 aktoret e rinj me te mire europiane te momentit.
37. Miriam Cani – kengetare, Gjermani
Vajza e grupit “Preluders”, Miriam Cani, tashme e njohur ne Gjermani dhe ne vende te tjera evropiane, eshte nga Elbasani.
38. William Gregory – astronaut, SHBA
William Gregory eshte nje astronaut amerikan, paraardhesit e te cilit kane emigruar nga Shqiperia ne fillim te ketij shekulli te kaluar.
39. Karl Gega – arkitekt
Karl Gega eshte nje arkitekt me fame boterore. Ai eshte edhe ndertues i hekurudhes se Semmeringut!
40. Igli Tare – futbollist, Itali
Futbollisti shqiptar, i cili eshte mjaft i suksesshem gjithashtu ne Itali. Tani eshte drejtor teknik i ekipit te Lazios.
41. Ambeta Toromani – balerine, Itali
Si shume balerine te tjere shqiptare edhe Ambeta Toromani u be shume shpejt e njohur ne Itali.
42. Oni Pustina – model, Itali
I shfaqur ne reklama te ndryshme, Oni Pustina eshte modeli i famshem shqiptar qe luan rolin e postierit ne emisionin “Ce posta per te”.
43. Valbona Çoba – modele, aktore, SHBA
Ajo u be e njohur fillimisht ne Shqiperi, me pas ne Greqi si nje modele e famshme, ndersa tani eshte modele dhe aktore ne SHBA.
44. Aris Golemi – balet maestro, koreograf
I diplomuar ne Shkollen e Baletit ne Tirane, ai ka performuar live me kengetarin e muzikes kauntri, Dwight Yoakam, dhe gjithashtu ka qene koreograf i disa pjeseve te grupit N’SYNC.
45. Eda Zari – kengetare, Gjermani
Lindur ne Tirane, Eda Zari jeton prej vitesh ne Gjermani, ku eshte nje kengetare, producente dhe kompozitore mjaft e famshme. Ajo eshte gjithashtu ambasadore e kultures se Shqiperise.
46. Aleksander Moisiu – aktor
Moisiu sot adhurohet dhe respektohet ne bote, por sidomos ne Shqiperi si nje nder aktoret me te medhenj te vendit, edhe pse ai qe nga rinia e tij me nuk e vizitoi Shqiperine. Aleksander Moisiu eshte stergjyshi i aktorit Gedeon Burkhard (nder te tjera i njohur me rolin e tij kryesor ne serine “ Komisar Re
47. Laura Mersini Houghton, shkencetare
Ajo eshte kozmologe dhe eshte shqiptare, si dhe nje nga femrat e pakta ne bote qe merren me kete shkence.
48. Andamion Murataj – kineast
Eshte kineast shqiptar i cili ka punuar si skenarist dhe kineast ne New York gjate 12- vjeteve te fundit. Ai eshte diplomuar ne Universitetin Amerikan (Washington DC). Si kineast ai ka xhiruar shume filma dhe dokumentare midis te cileve dhe dokumentarin PBS Children Will Listen
49. Luan Krasniqi, boksier
Ai eshte tashme nje boksier me fame, i cili ka mbajtur deri vone titullin Kampion i Evropes.
50. Lorik Cana, futbollist
Ai ka luajtur ne mjaft klube europiane ku ka dhene nje kontribut dhe duke treguar vlerat e nje shqiptari te vertete, aktualisht luan me ekipin turk te Gallatasarajit. Eshte edhe ambasador i UNICEF-it, se bashku me lojtare te kalibrit Beckham dhe Ronaldo.