Trajnerë që kanë bërë punë të jashtëzakonshme janë Diego Simeone i Atletico Madridit, Jurgen Klop tashmë tek Liverpoll, Antonio Conte apo Massimilioano Alegri të cilët paguhen të gjithë nën 800 mijë euro në muaj. Ai që e ka kaluar këtë kufi është Arsene Wenger i Arsenalit, që ka si pagë mujore një shumë prej 820 mijë eurosh. Carlo Ancelotti i Bayern Munchen ka një pagë pa bishta, 1 milionë euro për 30 ditë punë. Në vendin e tretë të listës së publikuar nga francezja “Lequipe” është Jose Murinho i Manchester United me 1 milionë e 360 mijë euro. Për shkak të trofeve dhe titujve që ka në karrierë Pep Guardiola i Manchester City paguhet me 1 milionë e 480 mijë euro. Me shumë trofe kombëtarë dhe ndërkombëtarë, vendi i parë në listën e trajnerëve më të paguar në Evropë i takon Luis Enrique së Barcelonës. 1 milionë e 560 mijë euro në muaj për spanjollin
1.Luis Enrique (Barcelona) €1,560,000
2.Pep Guardiola (Man City) €1,480,000
3.Jose Mourinho (Man Utd) €1,360,000
4.Carlo Ancelotti (Bayern Munich) €1,000,000
5. Arsene Wenger (Arsenal) €820,000
6.Diego Simeone (Atletico Madrid) €770,000
7.Jurgen Klopp (Liverpool) €692,000
8.Antonio Conte (Chelsea) €641,000
9.Zinedine Zidane (Real Madrid) €449,000
10.Unai Emery (PSG) €420,000
11.Massimiliano Allegri (Juventus) €415,000
12.Thomas Tuchel (Borussia Dortmund) €340,000.