Ish-trajneri i Monacos, Leonardo Jardim, është kandidati më serioz për t’u bërë trajner i ri i Real Madridit, sipas të përditshmes spanjolle “Marca”. Los Blancos i ndanë rrugët me Julen Lopeteguin fundjavën e kaluar, pas turpërimit që Barcelona ia shkaktoi Real Madridit.
Santiago Solari u emërua trajner i përkohshëm derisa drejtuesit madrilenë ta gjejë zëvendësuesin e përgjithshëm të Lopeteguit. Derisa raportohet se trajneri aktual i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, pëlqehet shumë nga drejtuesit e kampionit evropian, Jardim mendohet të jetë kandidati më serioz në listën e tyre.