Një ngjare e rëndë është shënuar pak më parë në Tiranë, ku mësohet se ka mbetur i vrarë me armë zjarri një person rreth 28-vjeç.
Mësohet se viktima është Vilson Tafçiu sipas burimeve të Top Channel.
Mësohet gjithashtu se, viktima ka qenë në një lokal në momentin kur autorët e krimit e kanë thirrur të dalë, e më pas e kanë qëlluar në një rrugicë, pranë lokalit.
Rreth orës 20.45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi V.T, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës në një perimetër të gjerë.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve.