Shkup, 29 dhjetor – Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në prag të seancës së nesërme konstituive të përbërjes së re, sot u mbajt koordinimi i kryetarit në largim të Parlamentit, Trajko Veljanoski me përfaqësuesit e partive të cilat kanë deputetë të tyre. LSDM-ja konsideron se Veljanoski nuk duhet ta zhvillojë seancë e Parlamentit, edhe pse kjo është paraparë me Rregulloren për punë të Kuvendit. Koalicionin e kryesuar nga LSDM-ja në takim e përfaqësoi Oliver Spasovski, i cili konsideron se deputeti më i vjetër duhet të kryesojë me seancën. “Janë shtruar pyetje çka nëse Trajko Veljanoski sot nuk është deputet, mund prej në shtëpi ta sjellin për të kryesuar me seancën konstituive. Këto janë vërejtjet parimore të cilat i tregova në këtë takim pune. Dispozitat nga Rregullorja janë shumë të qarta-deputeti më i vjetër duhet të kryesojë me seancën e Kuvendit”, tha Spasovski. Ai tha se insistimi i Veljanoskit që ta drejtojë mbledhjen e nesërme konstitutive, është në kundërshtim me Rregulloren e praktikës kuvendore. “Kjo është në kundërshtim me Rregulloren e praktikës kuvendore, sepse deputeti më i vjetër e drejton seancën konstitutive”, tha Spasosvki. Përfaqësuesi i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi tha se nuk duhet të shkohet sipas Ligjit dhe sipas Rregullores. “Nuk mendoj se është shumë e rëndësishme tani se kush do ta zhvillojë seancën. Ne jemi të interesuar për tërë procesin se si do të vijon më tutje. Mendoj se nuk duhet të bëhet shumë zhurmë për atë se kush do ta zhvillojë seancën e parë. Biseduam parimisht për organizimin, protokollin…”, tha Gashi. Në takimin te Veljanoski kanë marrë pjesë Talat Xhfaeri nga BDI-ja, Afrim Gashi nga BESA dhe Vesel Memedi nga Aleanca për Shqiptarët dhe Ilija Dimovski nga VMRO. Përfaqësues të PDSH-së nuk ka pasur