“Dueli i vitit”, kështu konsiderohet meçi mes Anthony Joshua e Wladimir Klitschko, që vlen për kurorën botërore në peshat super të rënda të versioneve WBA, IBF, dhe IBO, shkruan Gazeta Express. Ky meç pritet të zhvillohet në stadiumin Wembley të Londrës nga ora 23:00.
Spektakli do të fillojë më herët, duke përfshirë edhe parameçe, por ai kryesori, në mes të britanikut 27 vjeç dhe ukrainasit 41 vjeç, fillon në ora 22:00 sipas orës angleze, apo në ora 23:00, sipas orës sonë.