Majlinda Kelmendi nuk mori pjesë në Kampionatin Botëror të xhudos pasi kështu vendosi trajneri Driton Kuka, i cili nuk deshi të rrezikonte. Megjithatë, rikthimi i kampiones olimpike është shumë i afërt, shkruan Zeri.info. Këtë e ka konfirmuar vetë trajneri pejan përmes rrjeteve sociale. “Kampionia e jonë e dyfishtë botërore mbetet e vetmja medalistes deri më tani. Ajo besoj muajin tjetër do të kthehet në gara drejt Lojërave Olimpike”, ka shkruar trajneri Kuka në “Facebook”.