Mohamed Salah mund të kthehet të luajë për Liverpool kundër Genk të Mërkurën – pasi u rikthye në stërvitje. Sulmuesi egjiptian u lëndua në sfidën ndaj Leicester City dhe humbi takimin ndaj Manchester United, por mund të kthehet në sfidën e Ligës së Kampionëve ndaj Genk, raporton GazetaBlic, përcjellë gazeta Koha. Salah ishte përfshirë në stërvitjet e sotme të ‘Reds’ para udhëtimit në Belgjikë.
Kjo do të thotë që 27-vjeçari ka gjasa të luajë të mërkurën disa minuta dhe mund të jetë i gatshëm të luajë ndaj Tottenham të dielën.