HMD ka konfirmuar datat e lansimit të telefonave të rinj të Nokias në Evropë. Telefonat e rinj, përfshirë Nokia 3310, do të dalin në treg nga mesi i muajit maj deri në fillim të qershorit. 3310 do të kushtojë në vende të ndryshme varësisht nga taksat që i vihen HMD-së. Kompania po ashtu ka thënë se pret që Nokia të kthehet në top-treshe të gjigantëve të telefonave duke rivalizuar Apple-in, Samsungun dhe Huawein, raporton GSM Arena.