Ka përfunduar faza e grupeve në Ligën e Kampionëve, ku janë mësuar 16 skuadrat që kanë kaluar tutje Xhiroja tjetër e Ligës së Kampionëve do të jetë edhe më interesante, pasi tani në garë do të jenë 16 skuadrat më të mira të Evropës. Shorti për 1/16 e Ligës së Kampionëve do të hidhet këtë të hënë me 12 dhjetor, ku pritet të ketë përballje mjaft interesante. Kujtojmë se në raundin tjetër do të luajnë skuadrat e para në grupe kundër skuadrave të dyta, në përjashtim të atyre që vijnë nga i njëjti vend, ose kanë qenë bashkë në një grup.
Këto janë skuadrat që kanë kaluar tutje: Arsenal, PSG, Napoli, Benfica, Barcelona, Manchester City, Atletico Madrid dhe Bayern Munich, Monaco, Leverkusen, Dortmund, Real Madrid, Leicester, Porto, Juventus dhe Sevilla.