Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut (CONMEBOL) ka njoftuar se Chapecoense ndeshjen e parë, pas aksidentit tragjik, do ta luajë në janar. Skuadra braziliane, Chapecoense ndeshjen e parë pas aksidentit tragjik, ku humbi pothuajse të gjithë ekipin pas rrëzimit të Aeroplanit, ndeshje e parë do ta luajë ndaj Internacional de Lages me 29 janar. Klubi brazilian ka nisur të riorganizohet pas tragjedisë. Chapecoense ka emëruar trajnerin e ri, Vágner Mancini, derisa shumë shpejtë pritet ta kompletoj edhe ekipin.