Ja ku do të ndërtohen dy kullat më të larta në botë

Dy kompani kineze kanë nënshkruar marrëveshjen për të ndërtuar kullat binjake më të larta të botës në Kamboxhia. Sipas lajmit nga e Përditshmja e Popullit, konsorciumi i përbërë nga Great Wall International dhe Wuchang Shipbuilding Industry Group Co. Ltd., kanë fituar tenderin e ndërtimit në kryeqytetin Phnom Penh, në një vlerë prej 2.7 miliardë dollarë. Parashikohet që projekti i mbështetur nga një kompani prej Kamboxhias dhe Makaos, të fillojë nga fundi i këtij viti dhe të përfundojë deri në vitin 2022. Rrokaqiejt që do të jenë 108 metra më të lartë se sa ato në kryeqytetin e Malajzisë, Kuala Lumpur me 452 metra, aktualisht më të larta në botë, përfshijnë hotele luksoze, qendra tregtare dhe rezidenca.