Pothuajse dyzet ditë pasi Luis Enrique njoftoi largimin e tij nga klubi, në fund të sezonit, Barcelona me tri fitore të njëpasnjëshme, ose pesë fitore në gjashtë ndeshjet e fundit, ka vërtetuar se vendimi nuk ka ndikuar në ekip. Përkundrazi, perspektivat e ardhshme duken inkurajuese për një tjetër sezon të madh. Klubi katalanas, ndërkohë, vazhdon të punojë për gjetjen e një zëvendësuesi, me Juan Carlos Unzué të vendosur në pozita shumë të mira në raport me kadindatët e tjerë. Zv.trajneri aktual duket se plotëson kushtet e shumta, që kërkon sekretariatit teknik për pasuesin e Luis Enrique.
Ai, gjithashtu, ka bekimin e grupit të lojtarëve, çka është e rëndësishme në një vendim të këtij kalibri, sepse gjetja e një ekosistemi të këndshëm është sinonim me suksesin. Klubi ka qenë në kontakt me lojtarët për trajnerin e ri, teksa Juan Carlos Unzué ka rezultuar me pëlqime veçanërisht pozitive. Ai ka qenë në kontakt të përditshëm me shumë lojtarë të njohur, për një dekadë, pasi ishte trajner i portierëve që në kohën e Pep Guardiolës. Publikisht, lojtarët me peshë te Barcelona e kanë bekuar “gradimin” e tij në postin e trajnerit të parë, por edhe privatisht, kur janë anketuar për pasuesin e ardhshëm të Luis Enrique. Lojtarët kanë qenë të hapur dhe pozitivë ndaj mundësisë që Juan Carlos Unzué të marrë përsipër nga Luis Enrique drejtimin e Barcelonës në fund të sezonit. Kjo “avokati”, gjithashtu, është bërë publikisht, siç ndodhi me Gerard Pique (ai është një person i kualifikuar, i cili ka shpenzuar vite në këtë klub), Andres Iniesta (di çdo gjë dhe si punohet te Barcelona. Ai është një trajner i përgatitur për të na trajnuar), Sergi Roberto (kjo do të jetë mënyra e duhur për të vazhduar filozofinë e klubit. Ne kemi marrëdhënie shumë të mira me të. Do të jetë një trajner i madh për ne).