Carlos Tevez udhëhoqi Boca Juniros drejt një fitore të rëndësishme në Copa Libertadores, duke e mposhtur në udhëtim Porto Alegren. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Carlos Tevez, në minutën e 63’ të ndeshjes. Ashtu siç pritej, Tevez golin ia kushtoi Diego Armando Maradonës.
Tevez pas golit hoqi fanellën e tij, duke zbuluar atë që Maradona kishte veshur gjatë kohës së tij te Boca Juniors.
Maradona, një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, ndërroi jetë të mërkurën e javës së kaluar, pas komplikimeve me shëndetin e tij.
Carlos Tevez joined in with the tributes for Diego Maradona last night, revealing a vintage Boca shirt featuring 🔟 on the back after he scored 🔵🟡 pic.twitter.com/7i2A2Dmgoe
— Football Shirt Collective (@thefootballsc) December 3, 2020