Shprehia e duhanpirjes te babai juaj, mund t’iu ketë bërë rezistentë ndaj medikamenteve që shpëtojnë jetën. Burrat të cilët e konsumojnë duhanin, mund të kenë fëmijë që trashëgojnë një tolerancë ndaj ilaçeve, thotë një studim i ri. Shkencëtarët paralajmërojnë se fëmijët e duhanpirësve mund të mos iu përgjigjen disa llojeve të antibiotikëve dhe po ashtu kimioterapisë. Studimi i kryer në Universitetin e Massachusetts, ka vërtetuar se njerëzit prindërit e të cilëve kanë pirë duhanin, mund të jenë i mundë ndaj ilaçeve të ndryshme të parapara për shërimin e sëmundjeve serioze.