Janë dhe kanë qenë pjesë e rëndësishme e dietave vegjetariane. Karotat janë perime rrënje që i takojnë familjes Apeaceae apo Umbelliferrous. Karota shpesh përdoret në terapi me lëngje për trajtimin e disa sëmundjeve. Në fakt, karotat në fillim janë kultivuar si mjekim për trajtimin e një mori sëmundjesh. Shërben si zëvendësues yndyre kur përdoret si trashës në supa, sose, kazerole dhe buke. Një enë përplot me supë me karotë është një mënyrë shumë e mirë ushqimi. Ky ushqim është me pak kalori dhe nuk përmban aspak yndyrë. Por, mund të ju ofrojnë doza të larta me vitaminë A dhe antiokside tjera. Më poshtë mund të lexoni për dobitë shëndetësore të karotës për sy. Karotat janë të jashtëzakonshme për sy dhe kjo duke ju falënderuar prezencës të sasisë së madhe me beta karotene e cila në mëlçi më pas shndërrohet në vitaminë A. Kjo vitaminë më pas në retinë shndërrohet në rhodopsin, një pigment i purpurt i domosdoshëm për pamje gjatë natës. Gjithashtu mbron kundër problemeve të syve siç janë glaukoma, degjenerimi makular dhe kataraktit. Një studim ka vërtetuar se konsumi i beta karotene zvogëlon rrezikun e degjenrimit makular për 40%.