Ja cilat janë përfitimet shëndetësore të ananasit

Ananasi njihet si frut me shumë veti të mira shëndetësore. Ndihmon shumë në sistemin e tretjes dhe në qetësimin e stomakut. Ky frut është i ngarkuar më fibra dhe ndihmon në kurimin e infeksioneve të zorrëve. Për më tepër trajton kapsllëkun, shkruan arbresh.info. Ja pse duhet të konsumoni ananasin:

RRIT IMUNITETIN. Ananasi është përmban vitaminë C dhe është frut jetik për funksionimin e duhur të sistemit imunitar. Mbron trupin nga viruset dhe rrit rezistencën e trupit nga ftohja, gripi, infeksionet e veshit dhe sëmundje të tjera infektive.

NDALON SËMUNDJET KRONIKE. Ananasi është plot me antioksidantë dhe ka vlera të mëdha në parandalimin e qelizave brenda trupit. Ananasi parandalon disa sëmundje kronike, si sëmundjet e zemrës, sëmundjet kancerogjene, sklerozës dhe artritit.

LARGON TË FTOHTIN. E ftohura mund të ju vështirësojë përditshmërinë, prandaj duke e  marrë parasysh që ananasi është i pasur me vitaminë C, lufton edhe të ftohtin dhe gripin që mund të ju mbërthejë në ditët e dimrit, ose në ditët e hershme të pranverës.

MBUSH TRUPIN TUAJ ME MAGNEZ. Ananasi përmban edhe magnez është një ndër mineralet kryesore për forcimin e eshtrave dhe të indeve.  Për këtë arsye, ky frut është mirë të konsumohet çdo ditë.

PASTRON MUSHKËRITË. Një gotë me lëng të freskët të ananasit, parandalon akumulimin e mykozës në fyt. Për më tepër, ky lëng pastron mushkëritë.

FORCON ESHTRAT. Sasia e magnezit që përmban ananasi ndihmon në forcimin e eshtrave. Nëse pini një gotë lëng ananasi, trupi juaj do të ndjehet më i fortë për 73% . Lëngu i ananasit preferohet të konsumohet nga të moshuarit nëse ndjenjë dhimbje eshtrash.

RREGULLON SHIKIMIN. Ananasi përmban edhe vitaminë A që është një ndër vitaminat kryesore për rregullimin e shikimit. Një gotë lëng ananasi në ditë parandalon rrezikun e humbjes së shikimit në moshë të thyer.