Arsyet për ekzekutime në Korenë e Veriut po bëhen gjithnjë e më të çuditshme e nga një pikëvështrim tjetër absurd. Kim Jong-un, nuk e falë askënd, madje as edhe për një gabim shumë të vogël. Ai i çon drejt pushkatimit të gjithë ata që nuk u binden urdhrave të tij, dhe bëjnë gabime, si p.sh të shikosh serial koreanojugore. Sipas shërbimit sekret koreanojugor, 50 oficerë e nëpunës zyrtarë janë ekzekutuar vetëm gjatë vitit 2014. Ndër ta edhe dhjetë ish-anëtarë të Forcave të Armatosura, që u duhej të vdisnin, ndër të tjera, edhe sepse ata ishin kapur duke parë telenovela koreanojugore. Gazeta tjetër britanike, “Telegraph”, pati raportuar se në Kore të Veriut shiten kopje të panumërta telenovelash e prodhime të tjera TV, në tregun e zi, të ardhura pikësëpari nga Kina fqinje, por edhe nga armiku për vdekje i Phenianit zyrtar, Koreja e Jugut. Kim Jong-un e ka përshkruar ndjekjen e serialeve të telenovelave si një krim ndaj shtetit.