Trupi i njeriut ka mënyrat e tij për të reaguar kur diçka nuk është në rregull. Një nga mënyrat, për të dërguar sinjale, e besoni apo jo, janë sytë që mund të veprojnë si një dritare për shëndetin tuaj.
1. Lythat e kuqe në sy
Ato mund të jenë të dhimbshme dhe irrituese, por zakonisht zhduken në disa ditë. Nëse ju keni një puçërr të tillë, që nuk largohet edhe pas 3 muajsh, kjo mund të jetë një shenjë e një kanceri të rrallë, e njohur si gjendër tumoriale dhjamore.
2. Rënia e vetullave
Rënia e vetullave ndodh për një sërë arsyesh. Nëse pjesa e jashtme e vetullës suaj fillon të zhduket, mund të jetë një tregues i sëmundjes së tiroides.
3. Shikim i turbullt
Nëse ju jeni përdorues i shpeshtë i kompjuterit, mund të përjetoni një turbullim të shikimit të syve. Ky mund të jetë rezultat i sindromës së vizionit kompjuterik. Sytë mund të tensionohen në mungesë të një ekrani mbrojtës para kompjuterit, e kombinuar kjo edhe me orët shtesë në punë.
4. Zona të errëta
Nëse jeni duke parë një pikë të errët gjithnjë gjatë kohës kur ju përqëndroheni në shikimin tuaj, ajo mund të jetë për shkak të një migrene, që shoqërohet me dhimbje koke.
5. Sytë e fryrë
Në qoftë se keni një ndjesi fryrjeje në sytë tuaj, kjo mund të ketë lidhje me tiroiden tuaj. Shkaqet më të shpeshta janë një gjendër tiroide tepër aktive, e njohur si hipertiroidizëm.
6. E bardha e syve me ngjyrë të verdhë
Kjo simptomë është e njohur edhe si shfaqje e verdhëzës. Ajo shpesh shfaqet te të sapolindurit me funksion të papjekur të mëlçisë, por ajo gjithashtu mund të shfaqet te të rriturit. Nëse ngjyra e verdhë e syve shfaqet te një i rritur, kjo mund të jetë edhe shenjë e problemeve të mëlçisë, apo të tëmthit.
7. Shikimi i paqartë te diabetikët
Njerëzit me diabet kanë rrezik në rritje për disa probleme të ndryshme të syve. Më e zakonshme është retinopatia diabetike. Kjo gjendje ndikon në sistemin e qarkullimit të gjakut të syrit. Ky është shkaku kryesor i verbërisë te të rriturit amerikanë.