Personat që vuajnë nga diabeti, gjatë verës kanë probleme shtesë me hipoglikemi. Dehidrimi te ky grup i pacientëve vjen si pasojë e djersitjes së tepërt. Në ditët e ngrohta te personat e sëmurë nga diabeti rritet mundësia për probleme serioz. Ata humbin lëngje si pasojë e djersitjes, që manifestohet me gojën e thatë, buzë të copëtuara, plogështi dhe temperaturë të rritur. Nuk janë të rralla as ngërçet. Kjo është me rrezik për këta persona, sepse humbja e lëngjeve mund të shkaktojë gjendjen e komës dhe çrregullime të tjera. Problemi me rënien e sheqerit shfaqet kur personat vuajnë kohë të gjatë nga diabeti. Për ta parandaluar këtë, ata duhet të pinë më shumë ujë, por jo edhe lëngje të pemëve, sepse përmbajnë sheqer