Edhe pse shanset për vendin e parë janë të pakta, sfida e fundit ndaj Skocisë është një test i vlefshëm për Shqipërinë. Nëse nuk ia del të mposhtë Skocinë, skuadra e Kristian Panuçit bie automatikisht nga kategoria dhe sezonin e ardhshëm do të bëjë pjesë në Grupin B, me skuadra si San Marino, Gjibraltar, Andorra, Malta, Lihtenshtjn. Kësisoj kuqezinjtë janë të dënuar të fitojnë, për të mos përfunduar në Ligën D. “Do të bjerë nga kategoria nëse nuk ia del të mundë Skocinë”, shkruhet në përshkrimin e UEFA-s për Shqipërinë.