Nuk ka rëndësi se sa vonë punoni në zyrë, menaxheri dhe shefi juaj do të vlerësojë atë qe vjen më herët. Ky është studimi i fundit nga Universiteti i Washingtonit. Hulumtuesit kryen një eksperiment më 149 çifte mbikëqyrësish dhe të punësuarish. Menaxherët vlerësuan gjithë orët e punës duke marrë çdo gjë në konsideratë për secilin pjesëmarrës. Ndërkaq ne përfundim te këtij studimi doli se mbikëqyrësit perceptuan punonjësit qe dilnin vone, si punëtor më pak të ndërgjegjshëm. Këto perceptime nuk sjellin aspak ndryshime edhe nëse punëtorët qe punojne vone kane te njejtat ore pune sikurse te tjerët. Sipas studimit edhe punëtorët duhet të krijojnë stilin e veçantë të tyre të punës. Mbikqyrësit gjatë këtij hulumtimi asnjëherë nuk menduan negativisht për punëtorët që startonin punën e tyre në zyrë për të paktën 15 minuta më herët madje punëtorët e hershëm i konsiderojnë si tejet pozitivë, shkruan Lifehacker.