E mbani mend gruan që shau rëndë zonjën e parë në muajin nëntor në një post të sajin të bërë publik ku e kishte ofenduar haptazi? Për ta sjellë në kujtesë ajo e shau Michelle “majmun mbi taka”. Pas postit në saj në Facebook, Pamela Ramsey Taylor, mori pezullim nga puna si mësuese dhe u kthye sërish 4 ditë më parë për ta pushuar përgjithmonë. Pezullimi i saj përfundoi në datën 23 dhjetor, por guvernatori Earl Ray i provincës së Clayt, deklaroi të martën se e kishte pushuar nga puna. Posti i saj u fshi por më parë u shpërnda me mijëra herë në rrjetet sociale