Nëse nuk keni dëgjuar më parë për vajin e makadamias, atëherë keni humbur një nga sekretet më të çmuara për një lëkurë të bukur e rinore.
Ndryshe nga vajrat më popullore si i ullirit, arganit apo kokosit, ai është i lehtë e i thatë dhe nuk e yndyros lëkurën pasi përthithet plotësisht.
- Vaji i makadamias është një vaj i lehtë i cili përthithet mirë dhe nuk lë pas një ndjesi të yndyrshme mbi lëkurë.
- Është shumë i pasur në acide yndyrore të pangopura, përfshirë edhe Omega 9, të cilat kanë veti hidratuese, antiinflamatore e qetësuese në rast se lëkura është e acaruar.
- Acidi Linoleik (Omega 6), i cili është i pranishem në sasi të madhe në vajin e macadamias nihmon në rivendosjen e ekuilibrit të barrieres së lëkurës si edhe në reduktimin e humbjes së ujit nga ajo, pra ka veti të shkëlqyera hidratuese.
- Vaji i Makadamias përmban gjithashtu Acid Palmitoleik (Omega 7) me veti anti mikrobike, një acid yndyror i gjendur edhe në mënyre natyrale në lëkurat e reja e të shëndetshme. Në fakt, me kalimin e viteve prodhimi i acidit palmitoleic (omega 7) reduktohet ndjeshëm e si pasojë lëkura duket më e zbehtë dhe rrudhat fillojnë e shfaqen.
- Përdorimi i rregullt i vajit të arrës së makadamias është parë se ngadalëson shenjat e plakjes, shenjat e dëmtimit nga aknet, djegien nga dielli dhe irritimet e vogla të lëkurës. Plus, ka një aromë të këndshme prej arre
Si ta përdorim vajin e makadamias?
Zgjidhni një version organik, bio dhe 100% vaj të pastër makadamie. Në lëkurë të pastër, lehtësisht të lagur hidhni 3 pika vaji dhe masazhojeni deri sa të përthithet. Mund të lyeni edhe buzët për të zbutur të çarat e lëkurëzat e thata dhe për t’i dhënë një pamje rinore, plot jetë.
Gjithashtu, pika nga vaji mund të hidhni edhe në kremrat që përdorni, për të fuqizuar potencialin e tyre hidratues.