A jeni kurioz të dini se çfarë ka brenda Kulla Trump në New York? Zyra aktuale e presidentit amerikan të zgjedhur, në katin e 26-të të Trump Tower ka pamje panoramike të Cetral Park, me dritare me xham anti-plumb, për të shmangur çdo atentat të mundshëm. Muret, tavolina e punës e madje edhe kolltuku janë të mbuluar me çmime e kujtime që përfshijnë edhe një revistë Playboy dhe fotografi nga e kaluara e tij, midis tyre një portret i të atit, Fred, manjat i pronave të patundshme, i cili vdiq më 1999, në moshën 93 vjeç. Zyra është plot me kujtesa për fitoren e tij në nëntor, përfshirë një stivë kapelesh “Make America Great Again” dhe disa kopje të “Unprecedented”, libri i CNN për rrugën e tij drejt Shtëpisë së Bardhë. Mbi sofa një numër helmetash të NFL e madje edhe një brez për titullin botëror në boks, i fituar nga Mike Tyson. Ja artikujt që mund të shihen në zyrën e njeriut që pas katër ditësh do të udhëheqë vendin më të fuqishëm në planet:
1.“Beautiful Country”, roman i J.R. Thornton. Një histori e vendosur në Kinën moderne, përqendruar në miqësinë midis një amerikani dhe një djali kinez, të cilët takohen gjatë stërvitjes me skuadrën e tenisit të Pekinit.
- Dy kopje të “Unprecedented”, libri i CNN për fitoren në zgjedhje.
- Çmimi humanitar “Tree of Life”, dhënë Trumpit nga Jewish National Fund më 1983.
- Çmimi i Fondacionit America’s Cup. Më parë, Trump ka financuar një jaht amerikan në garën prestigjioze me vela, e cila ka nisur më 1851.
- Çmimi humanitar “Sholom”, gjithashtu nga komuniteti hebre, të cilin Trump e quan si një objektet e tij më me vlerë.
- Foto e babait të Trump, Frederick, i cili vdiq më 1999. Ai ishte manjat pronash dhe frymëzim për të birin.
- Çmimi patriotik “Nathan Hale”, dhënë më 2015. Mushketa nderon Hale, një ushtar amerikan, i cili u ekzekutua nga britanikët më 1776, në moshën 21 vjeç.
- Një sticker nga fushata presidenciale, me sloganin “Make America Great Again”.
- Një dëng me Financial Times.
- Kopje të ndryshme të revistës “Time”, me Trump si Njeriu i Vitit.
- Një numër i revistës GQ me Trump në kopertinë.
- Një bumerang i dhënë nga The Forum Club më 1995, për arritjen e quajtur si “Kthesa e dekadës”, pasi ai ringriti biznesin e tij pas kolapsit të tregut të pasurive të patundshme në vitet ’80.
- Fotografi e Trumpit me John F. Kennedy Jr., djali i Presidenti JFK. “John John”, i cili ishte tre vjeç kur u vra i ati, vdiq në një aksident ajror më 1999.
- Kopertina e revistës Playboy nga 1990. Trump është një nga meshkujt e paktë që është shfaqur në faqen e parë të revistës.
- Revista të ndryshme, të cilat deklarojnë The Apprentice, drejtuar prej tij, si shfaqja televizive numër 1 në Amerikë më 2004.