Ja çfarë duhet të bëni nëse ju ngrin makina

Provoni dhe na tregoni përvojat tuaja, thonë që vërtet ka sukses. Gërryerja monotone e akullit nga xhami i shoferit dhe ngrirja mund të bëhen me ndihmën e kësaj metode të shpejtë dhe të thjeshtë! Fjala është për trukun i cili do t’ia lehtësojë jetën çdo shoferi, sepse me ndihmën e tij akulli nga xhami i shoferit do të zhduket për një minutë. E gjitha që ju nevojitet është një shishe plastike me spërkatës në të cilin duhet të qitni 2/3 alkool, 1/3 ujë dhe një lugë shampo për larje enësh. Tundeni shishen që të gjithë përbërësit të bashkohen, spërkatni xhamin e ngrirë dhe akulli do të shkrihet për një minutë. Provojeni dhe na tregoni për përvojat tuaja!