Michel de Nostredame ishte një filozof i shekullit të 16-të, i cili sipas ndjekësve ka parashikuar një sërë ngjarje historike, përfshirë sulmet e 11 Shtatorit 2011, ardhjen në fuqi të Adolf Hitlerit dhe fitoren e Donald Trump. Pas një viti plot surpriza dhe ngjarje të rëndësishme politike, besimtarët i janë rikthyer edhe një herë shkrimeve të Nostradamus, në përpjekje për të parashikuar se çfarë do të sjellë viti i ri. Kështu, e përditshmja britanike “Express” shkruan se sipas tyre, në 2017 –ën Kina mund të bëjë lëvizje të pamenduara për të kuruar “ekonominë e çekuilibruar” në botë, lëvizje që do të kenë efekte të rëndësishme. Italia mund të përballet me papunësi dhe borxhe në rritje, duke u kthyer në “epiqendrën” e një krize të re të eurozonës. Në rastin konkret, vendi pritet të përballet me trazira ekonomike dhe krizë të thelluar bankare, pas rezultateve të referendumit të mbajtur dhe vendimit të Renzit për t’u dorëhequr. “Superfuqia” aktuale, që besohet se i referohet SHBA, pritet të përballet me krizë për shkak të keqqeverisjes dhe paaftësisë, vitin që Trump do të vijë në pushtet. Një tjetër profeci është paqja mes Rusisë dhe Ukrainës, që do të kundërshtohet nga SHBA, por do të mirëpritet nga Ukraina. Në Amerikën Latine, qeveritë parashikohet që të largohen nga politikat e kahut të majtë, që do të çojë në konflikte potenciale mes civilëve. Një ndër parashikimet më të tmerrshme është ajo e “Luftës së Nxehtë” mbi ngrohjen globale dhe mungesën e burimeve, ndërsa kërcënimet më të mëdha thuhet se do të jenë sëmundjet biologjike dhe terrorizmi.
Ja çfarë do të ndodhë në 2017 sipas Nostradamusit
Leave a comment