Në prill të vitit 2015, artistja e ilustrimeve, Sally Nixon nisi një projekt të cilin e quajti n“365”, ku i vuri si qëllim vetes që të bënte një ilustrim në ditë, për çdo ditë të vitit. Nuk ishte dhe aq e thjeshtë që të kishte një ide të veçantë çdo ditë, ndaj Sally nisi të kërkonte frymëzimin nga jeta e përditshme dhe momentet rutinë që përjetonte. Qëllimi i artistes ishte të tregonte në mënyrë natyrale anën më të thjeshtë të femrave, duke lënë mënjanë selfiet në Instagram, filtrat në Snapchat apo forma të tjera të ekspozimit të tyre.