Shkup, 13 janar – MSH-ja njofton se gjatë 24 orët e fundit janë bërë 2.543 testime kurse janë regjistruar 477 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 221, Kumanovë – 27, Prilep – 24, Kavadar dhe Strumicë nga 20, Gostivar – 18, Ohër – 17, Manastir – 15, Shtip – 13, Tetovë – 12, Resnjë – 10, Dellçevë – 8, Kërçovë, Berovë dhe Veles nga 7, Kriva Pallankë dhe Radovish nga 6, Gjevgjeli dhe Krushevë nga 5, nga 4 raste në Koçanë dhe Vinicë, nga 3 në Strugë, Pehçevë dhe Sveti Nikollë, nga 2 raste në Makedonski Brod, Vallandovë dhe Negotinë dhe 1 rast në Dibër.
ISHP-ja ka regjistruar 331 pacientë të shëruar. Kanë ndërruar jetë 10 persona. 3 pacientë nga Shkupi dhe nga 1 pacient nga Prilepi, Tetova, Strumica, Manastiri, Gostivari, Gjevgjelia dhe Probishtipi.
Numri i përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 87.590, numri i të shëruarve është 68.695 kurse I viktimave shkon në 2.657. Për momentin shënohen 16.238 raste aktive. Në nivel vendi, janë bërë gjithsejt 423.696 testime për COVID-19.