Shkup, 10 nëntor – Artan Grubi në Njësinë e parë zgjedhore, Ejup Alimi në Njësinë e dytë, Nafi Durmishi në Njësinë e tretë zgjedhore, Artin Spahiu në të katërtën, Agim Shaqiri bartës në Njësinë e pestë, si dhe lideri Ali Ahmeti në Njësinë e gjashtë zgjedhore janë bartësit e gjashtë Njësive zgjedhore për zgjedhjet e 11 dhjetorit. Gazeta KOHA merr vesh se Këshilli i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim pas pak pritet t’i japë dritë jeshile propozimit të listave të kandidatëve, ndërsa të njëjtat do të dorëzohen nesër në Komisionin Shtetëror Zgjedhor. Në Njësinë e dytë zgjedhore, i dyti në radhë është deputeti aktual, Rexhail Ismaili, ndërsa në Njësinë e pestë zgjedhore, i dyti radhitet Adem Karaga, drejtor i Teatrit Kombëtar në Shkup, e pasuar nga Arjeta Veliu, drejtore e Njësisë së Ministrisë së Bujqësisë në Strugë.