PSG ka pranuar humbjen kundër Barcelonës, por nuk ka qëndruar duarkryq në lidhje me arbitrimin e gjermanit me origjinë turke, Deniz Aytekin. Në selinë e UEFA-s ka arritur tashmë një ankesë formale nga klubi francez, e cila shpjegon në detaje të gjitha gabimet e arbitrimit që ndikuan në përmbysjen e madhe. Burime të afërta me qeverinë europiane të futbollit për “Marca”, që kanë pasur qasje në burimet dokumentare, bëjnë me dije se janë deri në dhjetë kontestime, ndërsa dosja ka edhe një video, ku bazohen qartësisht pretendimet e ekipit francez. Nasser Al Khelaifi nuk ka kursyer asnjë përpjekje për të demaskuar Deniz Aytekin. Ai ka konsultuar me gjyqtarët ndërkombëtarë provat e padiskutueshme, të cilat u ofrohen edhe mediave të mëdha ndërkombëtare, duke përfshirë edhe ato spanjolle, gjithashtu.
1. Dora Mascherano
Veprimi i parë i diskutueshëm erdhi nga një top, që goditi dorën e Mascherano, pas një krosimi të Draxler. Arbitri vendosi të mos japë penallti. Në kohën kur mbrojtësi qendror i Barcelonës e preku topin me krahun e tij, arbitri Aytekin ishte 18 metra në distancë dhe me dukshmëri të mirë për të gjykuar veprimin.
2. Një karton i dytë të verdhë për Pique
Qendërmbrojtësi katalanas e mori kartonin e parë të verdhë në minutën e 23-të, kur rezultati ishte 1-0, pas një ndërhyrjeje nga prapa kundër Cavani. PSG-ja mendon se ky karton ishte i drejtë, por, gjithashtu, beson se para përfundimit të pjesës së parë, Piqué duhet të kishte marrë kartonin e dytë, në një tjetër dyluftim me Cavani. Ishte minuta e 41-të (rezultati 2-0), teksa mbrojtësi Pique rrëzon Cavani.
3. Penalltia e Meunier për Neymar
Penalltia e parë e asaj nate u shënua nën hundën e gjyqtarit, një vendim i paprecedentë, sipas francezëve, në Ligën e Kampionëve. Ishte minuta e 48-të, kur Neymar dribloi Meunier dhe mbrojtësi goditi kokën e tij, pas rënies në këmbët e brazilianit. Mbrojtësi i PSG nuk ka lëvizur nga pozicioni i vet, por ishte Neymar, që kërkoi kontakt. Kjo ishte një përzierje e fatit të keq të Meunier dhe vjedhjes që bëri Neymar.
4. Agresioni Neymar
Ndërhyrje pa top, nga prapa, e Neymar kundër Marquinhos, kur rezultati ishte 3-1 dhe Barcelona e dëshpëruar. Aytekin u mjaftua me një të verdhë. Nga klubi parizien insistojnë se ky rast ishte një aggression, ndaj braziliani meritonte kartonin e kuq. Në fund, sulmuesi në fjalë ishte i rëndësishëm në përmbysjen e Barcelonës, me dy gola dhe një asist.
5. Luis Suarez “falsifikoi” një penalltiSulmuesi uruguajan pati një kontakt minimal me Verrattin dhe ra në fushën e blertë, në zonën e PSG-së. Arbitri gjerman nuk veproi dhe u tërhoq nga një e verdhë për simulim. Kjo ishte përpjekja e parë e Luis Suarez, që të mashtrojë gjyqtarin. Ai nuk pati sukses, por para përfundimit të ndeshjes e kishte arritur qëllimin e vet.
6. Dora e Pique, kur ndeshja ishte 3-1
PSG protestoi për një penallti të mundshme, të shkaktuar nga Pique, teksa qendërmbrojtësi katalanas e ndali topi me dorë në minutën e 78-të.
7. Penallti dhe e kuqe për MascheranoAs dënimin maksimal të kishte marrë argjentinasi, nuk do t’i kishte bërë parizienët të lumtur. Përveç penalltisë, veprimi kërkonte dëbimin e Mascheranos nga loja me karton të kuq, si lojtari i fundit. Lojtari i Barcelonës e ka pranuar penalltinë pas ndeshjes: “Është e qartë që kam ndërhyrë në mënyrë të parregullt ndaj Di Marias, por mendoj se nuk është kjo arsyeja e eliminimit të PSG-së”.
8. Penallti joekzistuese për Luis Suarez
Rezultati ishte 4-1, duke qenë vetëm pesë minuta në dispozicion të Barcelonës, e cila kishte nevojë për dy gola. Një top i hedhur mbi zonën pariziene përfundoi duke i dhënë krahë të besuarve të Luis Enrique. Sulmuesi uruguajan simulon. PSG beson se kjo do të thoshte kartoni i dytë i verdhë për Suarez, porn ë fakt Aytekin dha penallti në favor të Barcelonës.