Je kurioz të dish çfarë ndjen vërtetë partneri juaj? Burrat nuk duan të humbasin mes fjalëve ose të jenë shumë të ndjeshëm. Vështirë se i dashuri juaj do t’ju deklarojë dashurinë në mënyrë të qartë! Por kjo nuk do të thotë se nuk ka mënyra alternative për ta zbuluar, mjafton thjesht të shohim me kujdes sjelljen e tij.
Ja 7 sinjalet që tregojnë se burri juaj është plotësisht i dashuruar me ty :
1) Qesh sa herë të puth
Kur të pëlqen ajo që po bën dhe je përkrah personit që do dhe dëshiron, qesh sepse është bukur. Për këtë arsye nëse partneri juaj qesh sapo ju ka puthur , ndjehu e kënaqur sepse do kjo do të thotë që i pëlqen në maksimum shoqëria juaj.
2) Të puth gjithë pasion
Një puthje me pasion nuk tregon thjesht që ndjen tërheqje ndaj teje por edhe shumë dashamirësi, shpreh ndjenjë dhe interes ndaj teje. Si rrjedhojë, kur të jep një puthje pasionante është sepse dashuria që ndjen ndaj teje është e madhe.
3) Të dëgjon me kujdes
Nëse partneri juaj nuk është deklaruar ende, bëhu e vëmendshme sa herë flet me të. Nëse dëgjon me kujdes çdo gjë që thua dhe herë pas here të ndihmon të zgjidhësh disa probleme, me siguri është shumë i dhënë pas teje.
4) I pëlqen të të shohë
Kur dilni me miqtë dhe mashkulli juaj nuk humb rastin për t’ju kërkuar me sy, duke buzëqeshur… atëhere kjo është një shenjë e qartë që i pëlqen shumë.
5) Të kap dorën i vendosur
Nëse herë pas here partneri juaj ju shtrëngon dorën, është një mënyrë për të thënë në heshtje të dua me gjithë zemër.
6) Ju prek pa dashur
Në vende publike, zakonisht të afrohet duke të mbajtur dorën në shpinë ose duke të kapur dorën, prekur ose përkëdhelur ?Atëhere kjo është një shenjë e qartë që është i çmendur pas teje
7) Të telefonon dhe të dërgon mesazhe në mënyrë kostante
Kur ndodh kjo është sepse është vërtet rehat me ty dhe mendon për ty në çdo moment
Mos hesito kur partneri juaj të tregon disa nga këto shprehi dhe xheste!
Do të thotë që është plotësisht i dashuruar me ty…