Në një anketë të zhvilluar ditë më parë nga revistat e Amerikës Latine, lexuesit e këtyre revistave kanë votuar se cila nga yjet e shoubiznesit me prejardhje nga ky vend kanë vithet më të bukura. Dhe këta lexues është dashur të zgjedhin në mes të Jennifer Lopez, Shakira-s, Eva Mendes, Eva Longoria dhe Sofia Vergara. Dhe shumica e lexuesve janë përcaktuar për Jennifer Lopezin. Ndoshta ky vendim i lexuesve është marrë në bazë të asaj se gjatë disa prej koncerteve të fundit që i ka mbajtur Jennifer Lopez, ajo nuk ka ngurruar aspak që të nxjerrë në pah armën e saj kryesore, pra vithet e saj të bujshme. Siç dihet, ajo shumë vite më parë, pikërisht këtë pjesë të trupit e ka siguruar për shumën prej 27 milionë dollarëve në rast se i ndodh ndonjë aksident. Në këtë anketë, ajo ka marrë votën e 29 për qind të lexuesve, duke kryesuar bindshëm para kandidateve të tjera. Menjëherë pas saj, vjen ylli tjetër i Hollivudit, aktorja Eva Mendes, e cila ka rrëmbyer 20 për qind të votave. Pozita e tretë i ka takuar këngëtares së famshme kolumbiane Shakira, e cila është dashur të kënaqet me 18 për qind të votave.