Çdokush mbetet i shokuar kur sheh terroriste apo njerëz me probleme mendore që shkojnë në shkolla dhe bëjnë masakra ndaj fëmijëve. Të tilla ngjarje kemi parë shpesh në Amerikë. Izraelitët të ndikuar nga këto lajme kanë shpikur çantën anti-plumb. Kompania izraelite “ArmorMe” ka prezantuar çantat “Kevlar” të cilat janë anti-plumb de shumë rezistente.
Blerësit më të mëdhenj të këtyre çantave pritet të jenë familjet amerikane. Një çante e tillë do t’i mbrojë shumë më tepër fëmijët e tyre nga sulmet terroriste në shkolla. “The Washington Free Beacon” raporton se këto çanta do të jenë në dispozicion në dyqane vetëm pas disa ditësh. Gjatë prezantimit të çantës, specialisti i sigurisë dhe koloneli i forcave të mbrojtjes izraelite Dr. Gabi Siboni theksoi se çdo çantë Kevlar ka dy panele që mund të përdoret për dy nxënës apo studentë.
“Ne e ndërtuam këtë çantë duke iu referuar realitetit të përditshëm të jetës së studentëve. Ne donim të krijonim në çantë më stil, e cila ishte e aftë të mbante një kompjuter portativ, të ishte rezistente dhe të zgjaste shumë vite akademike , por gjithashtu të ishte shumë e sigurt dhe e rehatshme për fëmijët. Në të njëjtën kohë, ne e ndërtuam këtë çantë që t’i rezistojë sulmeve me armë zjarri”.