Armata izraelite sistemoi njësi të veta përgjatë kufirit para tubimeve të nesërme palestineze, me të cilat do të shënohet përvjetori i parë i “Marshit të kthimit” në Rripin e Gazës.
Me protestat e nesërme të planifikuara do të festohet edhe Dita palestineze e territorit, që e shënon vrasjen e gjashtë izraelitëve arabë nga forcat izraelite në vitin 1976 gjatë protestave kundër marrjes së territorit.
Në mbrëmjen para protestave, armata izraelite sistemoi tanke dhe automjete të blinduara përgjatë vijës administrative. Gjithashtu, do të vëzhgohet rajoni me balona dhe snajperistë të vendosur nëpër tërë zonën.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu theksoi se i ka dhënë instruksione ushtrisë që të përgatitet për “operacion të gjerë” të mundshëm në Gazë. (koha.mk)