Izraeli rrënoi 2220 shtëpi të beduinëve palestinezë

Vitin e kaluar Izraeli ka rrënuar 2220 shtëpi të beduinëve palestinezë ose ka kërkuar rrënimin e tyre duke pretenduar se nuk posedojnë lejet e nevojshme. Ministria izraelite e Sigurisë së Brendshme ka njoftuar se pothuaj se ka dyfishuar numrin e shtëpive të rrënuara në vitin 2017 krahasuar me një vit më parë kur janë rrënuar 1158 shtëpi. Rreth 70 për qind e pronarëve të këtyre shtëpive vetë kanë rrënuar objektet, për t’u mos u ballafaquar me problemin e gjobave të larta financiare. Palestinezët pohojnë se autoritetet izraelite ushtrojnë presion ndaj tyre sa i përket rrënimit.