Izraeli kumtoi se prej sot hyn në fuqi programi, i cili do t’i detyrojë pothuajse 40.000 emigrantë ilegal të zgjedhin mes dëbimit dhe burgut. Në fillim të mbledhjes qeveritare, kryeministri Benjamin Netanjahu shprehi kënaqësi nga ndërmarrja e masës, e cila duhet “t’i shtyjë emigrantët. të cilët ilegalisht hynë në vend, të largohen”. Deri në fund të marsit këta njerëz do të duhet ta braktisin Izraelin, e nëse jo, do të burgosen në kohë të pacaktuar.
Sipas Minsitrisë izraelite të Punëve të Brendshme, masa ka të bëjë me 38.000 persona, kryesisht nga Eritrea dhe Sudani. Emigrantët. të cilët do të dakordohen të largohen do të marrin biletë aeroplani dhe pothuajse 3.000 euro. Regjimi në Eritrea është akuzuar nga OKB-ja për krime “gjithnjë e më të pranishme dhe sistematike” kundër njerëzimit, ndërsa presidenti i Sudanit, Omar al-Bashar është lëndë e urdhrave për arrestim nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) për krime të luftës, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.
Sipas organizatave joqeveritare izraelite, të cilat i mbështesin emigrantët, Izraeli ka nënshkruar marrëveshje me vende të treta, si me Ruandën dhe Ugandën, të cilat duhet t’i pranojnë emigrantët të cilët vullnetarisht largohen nga Izraeli. Autoritetet izraelite krijuan qendra për qëndrim në pjesën jugore të vendit, ku po qëndrojnë rreth 1.500 emigrantë. Këto qendra do të mbyllen dhe emigrantët të cilët refuzojnë të largohen do të dërgohen në burg. Pas 1 marsit, emigrantët edhe më tutje do të munden vullnetarisht të largohen nga Izraeli, por për një shumë më të vogël. Ata që refuzojnë, do të shkojnë në burg, paralajmëron MPB izraelite. Në kumtesën e ministrit për Siguri të Brendshme, Gilad Erdal, i cili udhëheqë me zbatimin e programit, theksoi se Izraeli “është i vendosur të dërgojë dhjetëra mijë emigrantë, të cilët hynë ilegalisht në vend”.