Ambasadorja izraelite në Beograd, Alona Fisher-Kamm ka thënë se Izraeli nuk e njeh Kosovën nga parimet, e jo nga oportunizmi e as bazuar në ndonjë agjendë politike.
Ajo në një intervistë për “Kuririn” serb ka theksuar se një gjë e tillë nuk e përjashton dialogun e vendit të saj për komunikim të hapur me popullin e Kosovës. Ndryshe, Izraeli llogaritet si një prej aleatëve më të mëdhenj të Amerikës, e cila ka qenë ndihmesë dhe një nga njohësit e parë të shtetësisë së Kosovës.