Izraeli ndalon veprat e poetit hebre që mbështeti Tamimin

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avidgor Lberman, i ka dhënë urdhër radios ushtarake për ndalimin e transmetimit të këngëve dhe poezive të aktivistit dhe poetit hebre Yehonatan Geffen, i cili ka shprehur mbështetje për “palestinezen e guximshme” Ahed Tamimi e cila është arrestuar nga forcat izraelite. Sipas një lajmi në televizionin izraelit Kanal 2, Liberman ka urdhëruar ndalimin e transmetimit të këngëve dhe poezive dhe zhvillimin e reportazheve me Geffen. Ndërkaq, Sekretari i Drejtësisë në qeverinë izraelite, Avichai Mandelbli, e ka cilësuar urdhrin e Libermanit si “ndërhyrje në radio-transmetim”. Mandelbli tha se ministri i Drejtësisë nuk posedon një kompetencë të tillë. Aktivisti dhe poeti hebre Yehonatan Geffen, përmes një poezie të shpërndarë në rrjetin social Instagram, kishte shprehur mbështetje për Ahed Tamimin. Ndryshe, më 19 dhjetor, forcat izraelite arrestuan Ahed Tamimin, e cila njihet si “palestinezja e guximshme”, në një bastisje gjatë natës në fshatin Nabi Saleh të Bregut Perëndimor. Nëna e saj u arrestua menjëherë pas saj. Një ditë më vonë, forcat izraelite arrestuan edhe kushërirën e saj. Në vitin 2012, Bashkia Başakşehir e Stambollit i ndau asaj çmimin për kurajo Hanzala për kundërshtimin e ushtarëve izraelitë teksa këta po arrestonin vëllain e saj. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në atë kohë kryeministër, u takua personalisht me vajzën palestineze për të shprehur admirimin e tij për trimërinë e saj. Babai, nëna dhe vëllezërit e Ahedit vazhdimisht janë arrestuar nga autoritetet izraelite për kundërshtimin e tyre të ashpër ndaj okupimit të tokave palestineze nga Izraeli. Në burgjet izraelite ndodhen afër shtatë mijë palestinezë, prej të cilëve rreth 300 janë fëmijë.