Autoriteti kombëtar palestinez, e ka cilësuar si të “papranueshme” ligjin të aprovuar nga Izraeli, që legalizon të gjitha vendbanimet hebraike dhe shtëpitë e ndërtuara në tokë private palestineze në Bregun Perëndimor. Zëdhënësi i Abu Mazen, për të cilin bëhet fjalë për një masë “kundër rezolutës së OKB-së”, ka bërë apel komunitetit ndërkombëtar për të ndërhyrë para se situata të përshkallëzohet në një nivel “të vështirë për t’u kontrolluar”.
Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Çlirimin e Palestinës, Saeb Erekat, ka dënuar ligjin, duke e përkufizuar “një vjedhje të tokës”, siç raportojnë mediat në Ramallah. “Izraeli refuzon paqen, – ka shtuar, – dhe vijon të refuzojë opsionin e Zgjidhjes së dy Shteteve”. Është koha që bota t’i japë fund këmbënguljes së saj me Izraelin si shtet që qëndron mbi ligjin”. Hanan Ashrawi, i Komitetit Ekzekutiv, ka denoncuar ligjin: “Në një sfidë të hapur, qeveria izraeliane e djathtë dhe ekstremiste, ka aprovuar një masë që parashikon legalizimin e 3.800 banesave hebraike të ndërtuara në një tokë private në Çisjordani dhe Jeruzalemin Lindor”.