17 për qind e pacientëve më të rrezikuar nga koronavirusi SARS-CoV-2 në Izrael kanë pranuar dozën e parë të vaksinës Covid-19 kanë njoftuar autoritet izraelite, transmeton Gazeta Metro.
Izraeli bëri njoftimin kur po vaksinohej një mësuese izraelite në prezencë të kryeministrit Netanyahu dhe ministri i shëndetësisë Edelstein, që shënonte inokulimin e dy milionët në Izrael.
“Ne mund të fitojmë” kundër koronavirusit tha Netanyahu, por për të fituar publiku duhet të vijë e “të vaksinohet”.
Të martën, një ditë pasi qeveria izraelit ka shtuar shpërndarjen e vaksinimit tek popullata e grupmoshës 50-54 vjeç.
Në Izrael arritën edhe 700 mijë doza të hënën. Priten dërgesa tjera javën e ardhshme sipas Netanyahu, dhe se deri në muajin mars do të vaksinohen 5 milionë qytetarë izraelit për të dytën herë.