Tel Aviv, 12 nëntor – Ushtria izraelite kumtoi se kanë kryer sulme ajrore në Gazë, ndërsa cak ishin ekstremistët nga Xhihadi Islamik, transmeton gazeta KOHA.
Në sulmet është goditur një kamp për trajnim dhe një objekt nëntokësor, i cili shërbente për prodhimtari dhe ruajtje të armëve, bën të ditur ushtria izraelite.
Ministria e Shëndetësisë në Gazë kumtoi se në sulmet ajrore është vrarë një palestinez 25-vjeçar, por deri më tani nuk është e ditur se a bëhet fjalë për ekstremist.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu paraprakisht sot deklaroi se luftërat me ekstremistët palestinezë nga Xhihadi Islamik, të cilat shpërthyen pasi Izraeli e vrau komandantin e tyre për pjesën veriore të Rripit të Gazës, mund të jenë afatgjate.
“Izraeli nuk është i interesuar për eskalim, por do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme që të mbrohemi”, tha Netanjahu para gazetarëve në shtabin ushtarak.
Izraeli herët në mëngjes e vrau komandantin e grupit militant palestinez Abu el-Ata, në një sulm ajror të kryer në Rripin e Gazës, për çka ekstremistët u përgjigjën me raketimin e qyteteve izraelite, përfshirë edhe Tel Avivin.(koha.mk)