Jerusalem, 4 dhjetor – Armata izraelite sot kumtoi se ka filluar operacion “me qëllim të zbulimit dhe parandalimit” të tunelëve që i ndërton lëvizja shiite libaneze Hezbollah, e të cilat shtrihen nga territori i Libanit deri në Izraelin verior.
Armata kumtoi se ato tunele nuk janë operative dhe se aktivitetet me qëllim të zbulimit të tyre, që kanë filluar sot, zhvillohen në territorin e Izraelit.
Në kumtesë nuk është theksuar sa tunele të fshehura ka në territorin libanez dhe izraelit, as sa do të zgjat operacioni.