Uashington, 15 shtator – Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu nënshkruajti marrëveshje historike për lidhje të marrëdhënieve diplomatike në shtetin hebraik me Emiratet e Bashkuara Arabe, në prani të presidentit amerikan Donald Tramp.
Lideri izraelit nënshkruajti marrëveshje bilaterale në Shtëpinë e Bardhë me ministrin e punëve të jashtme të EBA-së, Abdulla bin Al Nahjan dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Bahrein, Abdulatif al Zajani, dhe tre liderë nënshkruajtën deklaratë të përbashkët me Trampin.
Dokumentet janë quajtur “Marrëveshjet e Abrahamovit”, ndërsa Tramp i nënshkruajti në përbërje të dëshmitarit.
Tramp e përshëndeti”Agimin e Ri” për Lindjen e afërt në kushte të përgatitjeve të Izraelit, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrein të nënshkruajnë marrëveshje të rëndësishme me ndërmjetësim të SHBA-së për normalizim të marrëdhënieve.
“Pas disa dekadave ndarje dhe konflikte, ne e festojmë agimin e Lindjes së re të Afërt”, u tha Tramp qindra njerëzve në ceremoninë e nënshkrimit në Shtëpinë e bardhë. “Ne jemi këtu pasdite për ta ndërruar rrjedhën e historisë”, tha Tramp.
Netanjahu, i ftuar t’i nënshkruajë marrëveshjet me ministrat e punëve të jashtme të Bahreinit dhe EBA-së, iu bashkangjit Trampit, duke e quajtur dokumentin “moment historik”.
“Kjo ditë është pikë kthyese në historinë, ai paralajmëron agim të ri të paqes”, tha Netanjahu në ceremoni.
Kryeministri izraelit, gjithashtu, tha se shansi i ri për paqe të sponzoruar nga SHBA-ja ka potencial t’i japë fund konfliktit izraelit-arab përgjithmonë.
Në fjalim, ministri i punëve të jashtme të EBA-së, Abdulla bin Zajed Al Nahajan, personalisht i’u falënderua Netanjahut për “zgjidhjen e paqes dhe ndalimin e aneksimit të territoreve palestineze”.
Kjo është hera e parë e shteteve arabe të vendosin marrëdhënie me Izraelin nga Egjipti në vitin 1979 dhe Jordani në vitin 1994.
Gjatë nënshkrimit, ishin gjuajtur dy raketa nga Rripi i Gazës, të kontrolluar nga Hamasi, drejt Izraelit.