Izraeli akuzoi sot Iranin se dje me dron ka sulmuar një cisternë izraelite të naftës në afërsi të brigjeve të Omanit.
Kompania “Istërn pacifik shiping” (Eastern Pacific Shipping), në pronësi të miliarderit izraelit Ofer Idan, tha se një nga anijet e saj mallrash ishte goditur. Nga incidenti nuk ka pasur viktima.
Sipas kompanisë së anijeve me bazë në Singapor, “Pacific cirkon” u godit nga një raketë që shkaktoi dëme të vogla pronësore, por nuk kishte rrjedhur naftë. Anija po lundronte nën flamurin e Liberisë dhe po udhëtonte nga Omani në Argjentinë.
Një zyrtar izraelit për agjencinë gjermane të lajmeve DPA deklaroi se incidenti ishte “pjesë e përpjekjeve të Iranit për të destabilizuar rajonin”, një “provokim” përpara Kupës së Botës së ardhshme në Katar.
Sipas tij, cisterna është sulmuar nga një dron Shahed-136. Irani së fundmi ia ka shitur Rusisë këtë lloj droni.
Sulmet ndaj anijeve të ngarkesave në pronësi të Izraelit në Gjirin e Omanit janë të shpeshta. Izraeli gjithmonë fajëson për sulmet armikun e tij kryesor, Iranin.